Showbizz Shqiptar, 4 Tetor 2022, 17:26

Rrezikoi jetën e balerinës gjatë performancës, Valon Shehu: Ndoshta alkooli…

XING

Rrezikoi jetën e balerinës gjatë performancës, Valon Shehu:

Në puntatën e kaluar të “Dance Albania”. gjatë preformancës së valonit ndodhi një incident i papritur me partneren e tij. Valoni i frikësoi për një moment anëtarët e jurisë kur vunë re momentin i cili ishte shumë i rrezikshëm. Gjatë performancës, artisti humbi baraspeshën dhe për pak sa nuk rrezikoi jetën e balerinës.

“Rrezikova të thyeja shtyllën kurrizore. Në atë moment thjesht mendova që rashë. Do të ishte shumë fatale për mua, nuk dua ta mendoj”, tha balerina.

Ilir Shaqiri e vlerësoi  Valonin si një “partner të mirë, por të rrezikshëm”.

Rrezikoi jetën e balerinës gjatë performancës, Valon Shehu:

Sipas artistit, incidenti ndodhi pasi ai nuk ishte në formën më të mirë të tijën kjo për faktin pasi kishte konsumuar alkool.

“Ndodhi se nuk isha në formën më të mirë timen. Ndoshta edhe alkooli pak që kam pirë një gotë dy. Mendoj se ka qenë moskorrektësia ime”, u shpreh ai.