Showbizz Shqiptar, 6 Dhjetor 2022, 01:43

Rikthehet 'Në kurthin e Piter Pan', Alketa zbulon kur fillon programi

XING

Rikthehet 'Në kurthin e Piter Pan', Alketa zbulon kur fillon

Në hapjen e spektaklit të vallëzimit “Dance Albania” në Tv Klan, moderatorja Alketa Vejsiu njoftoi rikthimin e një programi shumë të dashur argëtimi. “Në kurthin e Piter Pan”, emisioni që i argëton të gjithëve me kuriozitetin, inteligjencën dhe humorin e fëmijëve, do të nisë shumë shpejt. Në datat 9 dhe 10 Dhjetor pranë ambienteve të Tv Klan nisin audicionet për përzgjedhjen e kastit. Programi do të nisë në pranverë.

Alketa Vejsiu: Jam shumë e kënaqur që të them se do të rikthehet përsëri në sezonin pranveror “Në kurthin e Piter Pan”, ndaj duhet të bëj një lajmërim të rëndësishëm tani. Është një ndër programet më të suksesshëm në fakt të këtyre viteve, nga më të dashurit që mbledh gjithë familjen afër Tv Klan dhe dua t’ju ftoj të gjithëve që të keni vëmendje dhe për datat.

Të premten dhe të shtunën e kësaj jave, 9 dhe 10 Dhjetor, në ora 10:00 të mëngjesit, në teatrin e Tv Klan, këtu ku realizohet ky spektakël, hapen portat për të gjithë fëmijët e talentuar 4-8 vjeç. Ju lutem mos i mësoni fëmijët, lërini të jenë të lirë të improvizojnë sepse pyetjet jua bëjmë ne. Vetëm me meritë do të bëhet kasti i piterpanistëve të vegjël dhe këtë vit, kështu që mos kini merak, do t’ju jepet mundësia të gjithëve një për një që të jenë të dëgjuar.