Nga Bota, 4 Tetor 2022, 01:04

Wanda s’e lë të futet në shtëpi, u jep urdhër rojeve ta pengojnë, probleme për Icardin

XING

Wanda s’e lë të futet në shtëpi, u jep urdhër

Pasi shënoi një gol nga penallti në miqësoren kundër Istanbulsporit, më 24 shtator, Icardi po stërvitej për të qenë titullar, por disa ditë para ndeshjes kundër Adana Demirsporit në Superligën Turke, ai tha se kishte probleme fizike dhe u tërhoq nga ndeshja e fundjavës.

Galatasaray do të ketë një ditë pushim dhe Mauro Icardi mori vendimin të nisej për në Argjentinë për të zgjidhur problemet me Wanda Narën, e cila, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale lajmëroi se po ndahej nga Maurito. Në klubin turk u befasuan nga kjo situatë dhe sigurisht kanë lindur dyshimet e para. Tifozët e Galatasaray-t nuk e pritën mirë kur mësuan se Mauro Icardi preferoi të shkonte në Argjentinë dhe jo të vijonte stërvitjen për ndeshjen e radhës. Ata tashmë dyshojnë se ai nuk ka kaluar asnjë dëmtim.

Wanda s’e lë të futet në shtëpi, u jep urdhër

Zëvendëspresidentit të klubit, Erden Timur, iu desh të dilte dhe të deklaronte se Icardi ishte me të vërtetë i dëmtuar dhe shfrytëzoi rastin për të sqaruar se edhe futbollistët e tjerë të huaj në skuadër kishin disa ditë pushim për t’u larguar me familjet e tyre.

Wanda s’e lë të futet në shtëpi, u jep urdhër

Mauro Icardi e bëri sërish të qartë se nuk dëshiron të ndahet nga Wanda Nara dhe për këtë arsye ka udhëtuar drejt Argjentinës. Mirëpo Wanda nuk e ka lejuar të hyjë në shtëpinë e saj dhe kishte udhëzuar rojet e sigurisë ta pengonin. Me këto probleme vështirë se Icardi do të shfaqet në versionin e tij më të mirë te Galatasaray.

Burimi: Topchannel