Nga Bota, 5 Tetor 2022, 11:15

Tragjike/ Nuk dinte këngën qe i kërkuan, fansat i marrin jetën këngëtarit të njohur

XING

Tragjike/ Nuk dinte këngën qe i kërkuan, fansat i marrin

Këngëtari turk Onur Sener ka humbur jetën në moshën 45 vjeçare pas një sherri në lokalin ku po performonte, në Ankara. 3 persona të një grupi i kanë kërkuar të këndojë një këngë, mirëpo Sener ka refuzuar pasi nuk e dinte.

Kjo ka çuar fillimisht në një debat verbal mes tyre, reporton “Hurriyetdailynews.com”. Më pas ato janë konfrontuar fizikisht, por stafi dhe klientët e lokalit kanë ndërhyrë. Megjithatë, tre personat nuk e kanë lënë me kaq. Ato e kanë rrahur këngëtarin me shishe qelqi gjatë rrugës për në shtëpi.

Policia ka ndërhyrë, por Sener u plagos rëndë nga copat e xhamit në fyt. Përkundër ndërhyrjeve mjekësore, ai ka ndërruar jetë në spital duke lënë pas gruan dhe vajzën.