Nga Bota, 30 Shtator 2022, 01:34

Shakira zbuloi arsyen kryesore që u nda me Pique dhe sakrificën e madhe që bëri për të

XING

Shakira zbuloi arsyen kryesore që u nda me Pique dhe sakrificën e

Shakira ka zbuluar një arsye kryesore pas ndarjes së saj me Gerard Pique, 35 vjeç. Këngëtarja me origjinë kolumbiane, 45 vjeç, u nda nga mbrojtësi i Barcelonës dhe Spanjës, me të cilin ka dy fëmijë pas 11 vitesh së bashku.

Shakira zbuloi arsyen kryesore që u nda me Pique dhe sakrificën e

Pique u takua me Shakirën në vitin 2010 në xhirimet e këngës zyrtare të Kupës së Botës "Waka Waka".

Shakira zbuloi arsyen kryesore që u nda me Pique dhe sakrificën e

Mediat spanjolle raportuan se Pique, 35 vjeç, kishte qenë i pabesë ndaj këngëtares dhe kjo ishte arsyeja e ndarjes së tyre. Megjithatë, duke thyer heshtjen e saj për herë të parë për të adresuar ndarjen, Shakira u duk se përmendi një faktor tjetër për përfundimin e marrëdhënies.

Shakira zbuloi arsyen kryesore që u nda me Pique dhe sakrificën e

Duke folur për revistën Elle, ajo pohoi se ishte e detyruar të "sakrifikonte" karrierën e saj për hir të Piques, si dhe për të qenë me fëmijët e tyre, por ai nuk kishte qenë i gatshëm të bënte të njëjtën gjë për të. 

Shakira zbuloi arsyen kryesore që u nda me Pique dhe sakrificën e

Shakira tha se disa nga detajet e ndarjes ishin ende "shumë private për t'u ndarë...".

Ajo tha se kishte jetuar një "jetë nomade" përpara se fëmijët e saj të fillonin shkollën, duke udhëtuar vazhdimisht midis Kolumbisë, SHBA-së dhe Spanjës.

Kur Milan ishte vetëm dy muajsh, Shakira tha se e mori në SHBA ndërsa ishte gjyqtare në "The Voice", duke e ushqyer me gji në xhirime. Kur Milan filloi shkollën në fund të vitit 2014, ajo tha: "Karriera ime duhej të vihej në plan të dytë".

Shakira zbuloi arsyen kryesore që u nda me Pique dhe sakrificën e

“E dija që kur ai filloi shkollën, unë duhej të vendosesha, të mbillja rrënjë në Barcelonë dhe të isha aty për të dhe për Gerardin dhe më vonë edhe për Sashën. Si një futbollist, ai (Pique) donte të luante futboll dhe të fitonte tituj dhe unë duhej ta mbështesja”.

Shakira zbuloi arsyen kryesore që u nda me Pique dhe sakrificën e

Duke iu referuar "sakrificës", ajo shtoi: "Ose ai (Pique) do të ndalonte kontratën e tij me Barcelonën dhe do të transferohej në SHBA me mua, ku është karriera ime, ose unë do të duhej ta bëja këtë."

Shakira zbuloi arsyen kryesore që u nda me Pique dhe sakrificën e

Shakira la të kuptohej gjithashtu se ishte ajo që bënte “sakrificat” në lidhje.

"Njëri nga të dy duhej të bënte atë përpjekje dhe atë sakrificë", tha ajo. "Dhe e bëra. E vendosa karrierën time në plan të dytë dhe erdha në Spanjë, për ta mbështetur atë që të mund të luante futboll dhe të fitonte tituj."

Ajo i përshkroi veprimet e saj si një "sakrificë dashurie".