Aktualitet, 5 Tetor 2022, 12:37

Takimi me Kushin, pedagogu: Na i pranoi kërkesat, por në fund tha qe s’ka lekë

XING

Takimi me Kushin, pedagogu: Na i pranoi kërkesat, por në fund tha qe

Në protestën e pedagogëve që u mbajt sot para Universitetit Politeknik, i pari që mori fjalën ishte pedagogu Aleksander Petre i Shkencave të Natyrës. Ndër të tjera, Petre tregoi edhe se çfarë ishte biseduar me ministren e Arsimit Evis Kushi, rreth kërkesave të tyre.

Sipas tij, Kushi si fillim i kishte pranuar kërkesat e pedagogëve, ndërsa më pas kishte shtuar "nuk ka lekë".

“Shkencat luajnë me numrat. Numrat i bëjmë shifra dhe shifrat flasin. Ministrja shkoi sot në Universitetin Bujqësor. Ajo tha se kërkesa tuaja janë minimaliste. Na tha; ‘unë jam si ju, se jam pedagoge, jam si ju dhe punoj për ju. Do të realizojmë atë që keni thënë’. Por në fund tha; ‘nuk ka lekë! Ne i thamë faleminderit. I thamë se radhën tjetër do takohemi përballë, me kamerat dhe në prani të Ramës. Nuk dua të besoj as gojët e liga. Ngrita kokën se mos shikoja ndonjë nga satelitët. 50% rritje rrogë keni kërkuar. Zoti kryeministër ndoshta nuk di të lozë me numrat si në të shkencave, por mund ta bëjë 49- 1 është i mirëpritur. Ne 20 ditët pritëm, por i themi kryeministrit se në datë 17 ne nuk do të hymë në auditorë për të filluar vitin e ri shkollor", tha ai.

Burimi: ABC News