Aktualitet, 5 Tetor 2022, 12:32

Rritje page me 7%, pedagogët i përgjigjen prerë Ramës

XING

Rritje page me 7%, pedagogët i përgjigjen prerë Ramës

Pedagogët dolën sot në protestë duke kërkuar rritje të pagës me 30%. Ato paralajmëruan se do të bojkotojnë dhe procesin mësimor nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Nga ana tjetër Rama reagoi duke iu ofruar një rritje page prej vetëm 7%. Kjo ofertë nuk është pritur mirë nga pedagogët të cilët janë shprehur se nuk do të pranojnë rritje me 7, 10, 20 madje as 29%, vetëm 30%.

Ndërsa kërkuan mirëkuptimin e studentëve, pedagogët bënë të ditur se protesta e radhës do të jetë më 17 tetor.