Aktualitet, 5 Dhjetor 2022, 11:58

Rikthehet vjeshta në dhjetor, surpriza të motit gjatë fundjavës

XING

Rikthehet vjeshta në dhjetor, surpriza të motit gjatë

Shqipëria gjatë kësaj fillim jave do të jetë në dominimin e kthjellimeve, por pritet që ditën e nesërme vranësirat të jenë disi më të shpeshta. Sipas meteorologut të MeteoAlb, Hakil Osmani, në pjesën e dytë të ditës së nesërme do të krijohen mundësi për reshje të pakta shiu në zonat veri-perëndimore dhe pjesërisht zonat qendrore, duke përfshirë dhe kryeqytetin.

Dita e mërkurë dhe dita e enjte do të jenë nën kthjellimin e dominimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Vranësirat pritet të jenë në zonat malore. Duke filluar nga dita e premte dhe fundjava pritet të shtohen vranësirat në territorin shqiptar duke bërë që të kemi reshje shiu më të dukshme.

Pritet të kemi temperatura tipike vjeshte pasi maksimumet do të ngjiten edhe në 20 gradë celcius në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore do të luhaten rreth vlerave 15-16 gradë celcius.

Burimi: abcnews