Aktualitet, 5 Tetor 2022, 14:24

Protesta e pedagogëve, Kushi: Qeveria vendosi rritje të pagave me 15%

XING

Protesta e pedagogëve, Kushi: Qeveria vendosi rritje të pagave me 15%

Pas mbledhjes së bërë ditën e sotme qeveria ka vendosur që paga e pedagogëve të rritet me 15%. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja Kushi e cila ka shpjeguar se 7% do të jetë nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër më pas do të realizohet nga buxheti i vetë Universiteteve.

Ministrja theksoi se pedagogët duhet të rrisin përpjekjet e tyre që të rrisin performancën e universiteteve dhe kapacitetet për të siguruar më shumë fonde nga BE. 

"Pagat e pedagogëve do të rriten deri në 15%, 7% nga buxheti i shtetit dhe 8% e pagës së pedagogëve të rritet nga vetë universiteti me bordet e administrimit. Është një vendim i rëndësishëm pasi rrit performancën e universiteteve. Mbështetja e qeverisë shqiptare nuk është vetëm rritja e pagave por ka shumë aspekte të tjera. Në gjatë viteve të fundit e kemi rritur ndjeshëm mbështetjen për universiteteve. Kemi dyfishuar me 79 milionë lekë për të mbuluar kërkimin shkencor që bëjnë vete pedagogët dhe është pagesë që shkon përtej pagës bazë. Një pjesë ishte për të mbuluar kostot pagat e pedagogëve. Pedagogët kanë edhe shumë mundësi të tjera për të siguruar të ardhura. Kanë mundësi edhe nga programet e kërkimit shkencor të BE-së. Kërkoj mirëkuptim. Të rrisim përpjekjet tona të përbashkëta që të rrisim perfomancën e universitetit si dhe të rriten fondet që mund të kërkojnë në BE", u shpreh Kushi.