Ngjarja e rëndë në Top Channel, reagon presidenti Begaj

XING
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur gjatë mesnatës pranë ambienteve të Top Channel. Me anë të një statusi në rrjete sociale, ai ka inkurajuar organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale.
“Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola. Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”, ka shkruar Begaj në Facebook